Prishtina kompletohet me staf të trajnerëve

Futboll

Prishtina kompletohet me staf të trajnerëve

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:56
Prishtina kompletohet me staf të trajnerëve

 

Sot për skuadrën e futbollit Prishtina kanë nënshkruar edhe dy trajnerë tjerë që e arrijnë numrin prej 13 trajnerëve në të gjitha ekipet zinxhirë të klubit.

Artan Luzi dhe Sunaj Keçi janë emrat e ri të skuadrës.

Artan Luzi, 46-vjeç i lindur më 3 mars të vitit 1971 në Tiranë e tani me shtetësi italiane, ka qenë futbollist i Tiranës 1985-1993 dhe anëtar i Kombëtares në kategori të reja. Ka luajtur edhe për Kastriotin e Krujës dhe për ekipin e dytë italian të Beneventos.

Punës si trajner ka nisur nga viti 2001 nga skuadra “Opel Benevento” e duke punuar edhe në kategori të reja deri në vitin 2014 kur ka luajtur rolin e drejtorit sportiv në akademinë e futbollit “Olmeri Club” deri më 2017.

Luzi do të jetë ndihmëstrajner i Josës në rolin e trajnerit kondicional dhe është i pajisur me licencën “A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat