Zyrtare, Phil Neville emërohet trajneri i Anglisë…

Futboll

Zyrtare, Phil Neville emërohet trajneri i Anglisë…

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:09
Phil Neville

Phil Neville është emëruar si trajneri i përfaqësueses së Anglisë për femra deri në vitin 2021. 41-vjeçari ka qenë në stafin teknik të Manchester United, Valencia dhe Anglisë U-21, por ka drejtuar vetëm një ndeshje si trajner i parë, me amatorët e Salford City. Ish-mbrojtësi i Anglisë do të marrë vendin e Mo Marley, i cili ishte emëruar përkohësisht pas shkarkimit të Mark Sampson. “Kjo skuadër është shumë cilësore dhe unë mendoj se mund t’a ndihmoj të ngjitet një shkallë më lartë, në nivelin tjetër, duke arritur më të mirat e kontinentit” – tha Neville.

Neville do të drejtojë përfaqësuesen e femrave të Anglisë deri në kampionatin europian të kësaj kategoria që do të zhvillohet në vitin 2021. Anglia, që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e FIFA-s për femra, do të marrë pjesë edhe në Kupën e Botës 2019, që do të zhvillohet në Francë. Ndeshja e tij e parë do të jetë kundër SHBA, në turneun “She Believes Cup”, që do të zhvillohet më 1 mars, ku kundërshtarët e tjerë do të jenë Gjermania dhe Franca. Ish-mbrojtësi i Manchester United ka luajtur 59 ndeshje me kombëtaren e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat