United i pari, lë prapa Realin e Barcelonën

Futboll

United i pari, lë prapa Realin e Barcelonën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

“Money League”, renditja e 20 klubeve me më shumë të ardhura për sezonin e kaluar, ka gjeneruar rreth 7,9 miliardë euro.

Kjo përllogaritje është bërë nga “Deloitte” në raportin e saj të përvitshëm, që ka arritur në edicionin e 21-të. kjo renditje dominohet nga skuadrat angleze, me dhjetë prej tyre që janë mes 20 të parave.

Për vitin e dytë radhazi Manchester United ka zënë vendin e parë më mbi 676 milionë euro, teksa Real Madrid dhe Barcelona kanë zënë dy vendet e tjera të podiumit.

Southampton (18) ka bërë debutimin në këtë renditje, ndërsa Manchester City është pozicionuar mes pesë të parëve. Leicester ka ngjitur gjashtë pozicione dhe ka shkuar në vendin e 14-të.

Arsenal ka kaluar Paris Saint-Germain dhe ka shkuar në vendin e shtatë, ndërsa nuk kanë lëvizur Chelsea dhe Liverpool, në vendin e tetë dhe të nëntë respektivisht. West Ham është në vendin e 17-të dhe Everton mbyll renditjen në vendin e 20-të.

Juventus udhëheq skuadrat italiane në vendin e 10-të për vitin e katërt radhazi, ndërsa Inter ka bërë një hap të madh përpara, duke u ngjitur në vendin e 15-të nga vendi i 19-të, që është marrë nga Napoli. Për herë të parë Milan ka përfunduar jashtë 20 të parëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat