Klubi anglez gjen zgjidhjen për t’i marrë Joao Marion nga Interi

Futboll

Klubi anglez gjen zgjidhjen për t’i marrë Joao Marion nga Interi

Më: 23 janar 2018 Në ora: 21:43

Trajneri Luciano Spalletti nuk e dëshiron në skuadër Joao Marion, i cili është në kërkim të një skuadre për pjesën e mbetur të sezonit.

West Ham është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, e cila ka pranuar të paguajë edhe pagën e tij prej 2.5 milionë euro, por nuk do të paguajë Interin për huazim të tij.

Anglezët po ashtu janë të gatshëm të paguajnë edhe 30 milionë euro në fund të sezonit, nëse portugezi bind me paraqitjet e tij.

Për lojtarin interesim kishin shprehur edhe PSG, United, Valencia dhe Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat