E ardhmja e Griezmann e paqartë

Futboll

E ardhmja e Griezmann e paqartë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 23:03
Antonie Griezmann

Antonie Griezmann ëshytë një prej emrave më të përfolur në vitet e fundit.

Sulmuesi i Atletico Madrid, ka kaluar nëpër formë të jashtëzakonshme, prandaj u ka rënë në sy drejtuesve të top klubeve evropiane.

Janë Barcelona dhe Manchester United që përmenden si dy destinacionet e mundshme për francezin. United është përmendur sidomos para se ta blinte Alexis Sanchez nga Arsenal, por këto dy ditët e fundit ka pasur më pak raportime.

Në anën tjetër Barcelona mbetet si opsioni më i madh për Griezmann nëse largohet nga Atleti.

Kështu më gjithë thashethemet e ardhmja e Griezmann mbetet të qartësohet qoftë gjatë këtij afati, qoftë gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat