Chelsea humbet dy spanjollë për gjysmëfinalen kundër Arsenal…

Futboll

Chelsea humbet dy spanjollë për gjysmëfinalen kundër Arsenal…

Më: 23 janar 2018 Në ora: 23:55
Antonio Conte

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, nuk do të ketë në dispozicion futbollistët spanjollë Alvaro Morata dhe Cesc Fabregas për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Ligës së Anglisë, “Carabao Cup”, e cila do të luhet të mërkurën në mbrëmje kundër Arsenal. Morata nuk do të jetë i pranishëm në “Emirates Stadium” si pasojë e një problemi në shpinë, ndërsa Fabregas ende nuk është riaftësuar pas një tërheqje muskulore.

“Morata dhe Fabregas nuk do të luajnë kundër Arsenal dhe mua më duhet të bëj zgjedhje të tjera, –  deklaroi Conte. – Kam edhe një natë kohë përpara se të vendos formacionin. Famitërisht, Andreas Christensen është në dispozicion pasi është stërvitur me grupin.” Ndeshja e parë në “Stamford Bridge” u mbyll 0-0. Skuadra që kualifikohet fiton të drejtën për të luajtur në finalen e “Wembley”, në fund të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat