Përfaqësuesit e Interit takohen me agjentin e Pastores

Futboll

Përfaqësuesit e Interit takohen me agjentin e Pastores

Më: 24 janar 2018 Në ora: 00:11
Javier Pastore

Interi është takuar me agjentin e Javier Pastores, por marrëveshja me Paris Saint-Germainin mbetet i vështirë. 

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur tash e një vit me argjentinasin, që tashmë pritet të largohet nga ‘Parku i Princave’.

Sipas Sky Italia, drejtori sportiv Piero Ausilio, dhe koordinatori teknik, Walter Sabatini, janë takuar me agjentin Marcelo Simonian të martën në Milano.

Aty është biseduar për një transferim të mundshëm të lojtarin në Itali.

Zikaltërit e duan vetëm si huazim lojtari, por PSG kërkon ta shes duke e parë presionin që ka nga Financial Fair Play.

Në anën tjetër edhe Pastore duhet të heq dorë nga një pjesë e pagës, pasi aktualja është shumë e lartë për Interin që të përballohet.

Argjentinasi është në PSG që nga viti 2011.

Ai ia ka liruar fanellë me numrin 10-të Neymarit kur ky i fundit zbaroi te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat