“Barcelona e kërkoi Goretzkan”

Futboll

“Barcelona e kërkoi Goretzkan”

Më: 25 janar 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Barcelona u interesuar për Goretzkan, por talenti gjerman zgjodhi Bayern Munichun, thotë Rummenigge.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se Barcelona ishte seriozisht e interesuar për talentin gjerman, Leon Goretzka, që në fund zgjodhi Bavarezët.

“Nëse ne nuk do të kishim nënshkruar me Leon Goretzkan, padyshim që këtë do ta bënte Barcelona”, u shpreh Rummenigge.

“Leon është shumë i talentuar dhe vetëm 22 vjeçar. Është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë dhe shumë i fortë në pozitën e tij. Do të kishim gabuar shumë nëse nuk do ta kishim blerë”, shtoi Rummenigge.

Mesfushori Gjerman do të qëndrojë i huazuar te Schalke deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar më pas Bayern Munichut me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë katër vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat