Buffon mund të mos pensionohet në fund të sezonit

Futboll

Buffon mund të mos pensionohet në fund të sezonit

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:15
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka thënë se deri në fund të qershorit është futbollist dhe se më pas do të flasë me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, dhe të vendosë nëse të vazhdojë të luajë apo jo.

Legjenda italiane i mbush 40 vjet këtë të diele dhe në të kaluarën ka theksuar se me shumë mundësi do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, gjatë një interviste me La Repubblica, veterani ka lënë të kuptohet se mund të vazhdojë të luajë, por vetëm për skuadrën e Juventusit.

Ndërkohë, sot pasdite duke folur për Sky, ai u pyet nëse ndonjë zë në kokë i thotë të vazhdojë të luajë.

“Mendoj se jam futbollist deri në qershor. Natyrisht se mendoj për këtë [për të vazhduar]. Kam marrëdhënie miqësore me presidentin Andrea Angellin dhe do të takohemi dhe të ulemi t’i bisedojmë gjërat me qetësi”, ka thënë Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat