Nuk shkon te Juve, fenomeni italian nesër nënshkruan me gjigantin francez

Futboll

Nuk shkon te Juve, fenomeni italian nesër nënshkruan me gjigantin francez

Më: 26 janar 2018 Në ora: 23:28
Pietro Pellegri

Njëri nga futbollistët më premtues në Itali dhe Evropë, Pietro Pellegri nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Ani pse mediat italiane e quanin punë të kryer këtë transfer, është skuadra e Monacos ajo që ka arritur shërbimet e Pellegrit.

Fenomeni i Genoas pritet që nesër të kaloi testet mjekësore te Monaco.

Talenti i ri italian që mban rekordin për debutimin e hershëm të Serie A (15 vjet e 280 ditë) është edhe futbollisti i tretë më i ri që ka shënuar gol në Serie A.

21 milionë euro është oferta e Monacos që e ka bindur Genoan për Pellegrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat