Ronaldo: Jam i lumtur që e ndaj Topin e Artë me Messin

Futboll

Ronaldo: Jam i lumtur që e ndaj Topin e Artë me Messin

Më: 27 janar 2018 Në ora: 15:10
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldos i ka pëlqyer t’i ndajë çmimet “Topi i Artë” me Lionel Messin në dekadën e fundit dhe insiston se nuk është i fiksuar pas çmimit më të famshëm në botën e futbollit.

Marshimi i Real Madridit drejt triumfit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar e ndihmoi Ronaldon ta barazoi Messin me nga pesë Topa të Artë secili.

Ronaldo në fakt i ka fituar katër nga pesë Topat e fundit të Artë dhe ka thënë për publikuesin kinez “Dongqiudi” se është i ngazëllyer nga fakti se bashkë me Messin e dominojnë këtë aspekt të futbollit, në vend se të jetë burim tërbimi.

“Të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar se do ta fitoja një apo dy Topa të Artë, dhe hiç se hiç pesë të tillë. Prandaj, nëse nuk e fitoj Topin e Artë në të ardhmen, prapëseprapë do të ndihem shumë, shumë, shumë i lumtur me veten”, ka thënë Ronaldo, raporton AS.

“Natyrisht, e kam ambicie të fitoj më shumë çmime individuale dhe trofe me skuadrën, por nuk do të fiksohem pas Topit të Artë. Është mirë që e kam ndarë këtë çmim me Messin në vitet e fundit. Është mirë ta ndash me një lojtar të madh”, ka shtuar ylli portugez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat