Pellegri bëhet adoleshenti më i shtrenjtë në histori: 25 milionë!

Futboll

Pellegri bëhet adoleshenti më i shtrenjtë në histori: 25 milionë!

Më: 27 janar 2018 Në ora: 21:37
Francesco Tottit

Debutoi në ndeshjen e lamtumirës së Francesco Tottit dhe me golin e shënuar ndaj verdhekuqve, Pietro Pellegri u bë lojtari më i ri që shënon në Seinë A, vetëm 16 vjeç.

Që prej asaj kohe, djaloshi ngjalli interesin e shumë klubeve, me Juventusin që ishte shumë pranë marrjes së kartonit të tij.

Por bardhezinjtë janë befasuar nga Monaco, që ka mbyllur transferimin sot, me një ofertë të parefuzueshme nga Genoa.

31 milionë euro, (21 direkt dhe 10 të tjera bonus) dhe të drejta përfitimi në rast rishitje, ka qenë oferta që ka bindur kuqeblutë të pranojnë ofertën e klubit të Principatës franceze.

Te klubi italian shkojnë jo pak por 25 milionë euro (21 + 4 në bonus). Kontratë 3-vjeçare, me pagë vjetore prej 1 milionë euro me mundësi rritje. Ndërkohë që tani është gjetur marrëveshja për për të nënshkruar rinovimin për dy vite të tjera. Pavarësisht këtij transaksioni, klubi italian Genoa mban akoma pronësinë mbi 10% të kartonit të futbollistit, në rast të rishitjes së tij, por vetëm nëse largimi nga Monaco do të vlerësohet më shumë se 40 milionë euro. Një marrëveshje që e bën Pellegrin 16-vjeçarin më të shtrenjtë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat