Nijas Lena stërvitet te Struga Trim Lum

Futboll

Nijas Lena stërvitet te Struga Trim Lum

Më: 29 janar 2018 Në ora: 06:37
Nijas Lena

Nijas Lena edhe më tej vazhdon të mbetet pa skuadër, ndërsa për të mbajtur formën e tij strugani do të stërvitet me skuadrën e Struga Trim Lum, njofton InfoSport.mk Mesfushori 31-vjeçari nuk gjeti ekip të ri, pasi në Shqipëri nuk mund të luante me asnjë skuadër tjetër, duke qenë se luajti në eliminatoret e Ligës së Kampionëve me Kukësin dhe në kampionat me Teutën.

Mundësia e vetme ishte rikthimi te Kukësi, ose gjetja e një skuadra jashtë vendit, në një shtet ku kampionati nuk ka nisur ende. Për kët arsye Lena udhëtoi drejt Suedisë, mirëpo nuk gjeti ekipin për të lujtur. Lena vendosi që ti bashkohet skuadrës së Struga Trim Lum, për tu stërvitur, mirëpo njëkohësisht për të shpresuar në gjetjen e një skuadre të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat