Juve në sulm për yllin e Milanit

Futboll

Juve në sulm për yllin e Milanit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:14
Juan Cuadrado

Juan Cuadrado sot gjatë ditës do t’i nënshtrohet një testi në Gjermani, që do të tregojë nëse lojtari është për tu operuar.

Nëse mjekët konstatojnë se kolumbiani duhet të kryej operimin, atëherë Juve do të hidhet në sulm për ta gjetur zëvendësuesin.

Sipas Tuttosport, emri i parë që mendohet në kampin bardhezi është mesfushori i Milanit, Jack Bonaventura.

Agjenti i Jack, Mino Raiola ka marrëdhënie shumë të mira me Juven dhe mund të shtyjë përpara këtë transferim.

Alternativë tjetër për Marottan është Schurle i Dortmund, Carrasco i Atleticos, Zaha i Crystal Palace dhe Deulofeu i Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat