Buffon: Ende nuk kam vendosur

Futboll

Buffon: Ende nuk kam vendosur

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:30
Gigi Buffon

Buffon ende është në dyshime nëse do të pensionohet apo do të luajë edhe për një sezon.

Gigi Buffon, që festoi 40 vjetorin e lindjes të dielën, është në udhëkryq sa i përket të ardhmes.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se në fund të këtij sezoni do t’i varë atletet, por nuk e ka aspak të lehtë dhe duket se po e konsideron të jetë aktiv të paktën edhe për një sezon te Zonja e vjetër.

“E kam bërë këtë që 25-28 vite dhe nëse shikoj prapa, është kohë shumë e gjatë. Nuk kam vendosur, sepse më duhet të takohem me Presidentin. E ardhmja është problemi im i fundit”, u shpreh Buffon.

“Ajo çfarë dua është zgjedhja e duhur, kështu që jam i sigurt se do ta marrim në bashkëpunim me Presidentin – dikë që kujdeset me të vërtetë për mua dhe gjithë Juven në përgjithësi. Do të marrim një vendim të duhur për dikë të moshës sime dhe se cili do të jetë rroli im në të ardhmen”, shtoi Buffon, që pritet të marrë një post në klub pasi t’i varë atletet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat