Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – askush si Luis Suarez

Futboll

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – askush si Luis Suarez

Më: 29 janar 2018 Në ora: 15:55
Suarez

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – Suarez është sulmuesi më në formë aktualisht në Evropë.

Luis Suarez e ka ndihmuar mbrëmë Barcelonën duke shënuar golin e barazimit para se Leo Messit të vendosë fatin e katalunasve duke realizuar gol të bukur në minutën e 84’ për fitoren 2:1 kundër Alaves.

Kjo ishte ndeshja e tetë me radhë që Suarez gjen golin, duke shënuar 11 herë – lojtari i parë që arrin diçka të tillë në Top 5 ligat Evropiane (La Liga, Premierligë, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga).

Suarez deri më tani ka shënuar 16 gola në La Liga dhe 18 në të gjitha garat në 29 paraqitje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat