E konfirmuar: City transferon një futbollist për 65 milionë euro

Futboll

E konfirmuar: City transferon një futbollist për 65 milionë euro

Më: 29 janar 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

 

Mancehster City ka transferuar qendërmbrojtësin francez të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte

Skuadra angleze Manchester City dhe ajo spanjolle, Athletic Bilbao kanë arritur marrëveshje për transferimin e Aymeric Laporte.

Lojtari brenda pak orësh do të arrijë në Manchester, ku do të nënshkruaj kontratë me liderët e Premierligës.

Për shërbimet e tij, City do të paguajë 65 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij, shkruan El Pais.

Ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Cityt në këtë afat kalimtar, pasi janë shumë pranë edhe mesfushorit brazilian të Shakhtar, Fred. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat