Real Madridi nuk do ta blejë Icardin në janar

Futboll

Real Madridi nuk do ta blejë Icardin në janar

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Real Madridi nuk do ta sjellë në skuadër sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Onda Cero.

Sulmuesi argjentinas zgjoi interesimin e skuadrës së Zinedine Zidane dhe thuhej se “Los Blancos” do të bënin një ofertë të majme për të, megjithatë kjo nuk do të ndodhë tani, radio stacionit Onda Cero.

Icardi dje shkaktoi stuhi në rrejtët sociale duke e postuar një fotografi me mbishkrimin: “Të thuash lamtumirë, do të thotë të rritësh”.

Ai kërkohet nga Real Madridi, por klauzola e lirimit të tij prej 110 milionë euro është e vlefshme vetëm për 15 ditët e para të korrikut, prandaj nëse blerja e tij do të ndodhë, atëherë pritet të ndodhë në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat