Tarashaj mbetët i Evertonit

Futboll

Tarashaj mbetët i Evertonit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:41
Shani Tarashaj

Shani Tarashaj mbetët futbollist i Evertonit. Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës është duke u kërkuar nga disa klube mesatare, por sic duket ai do të mbetët në “Godison Park”.

22-vjeçari ka preferuar të qëndroj në Everton edhe pse nuk bën pjesë fare në planet e trajnerit Sam Allardyce.

Por sipas mediave britanike, ky do të jetë sezoni i fundit i Tarashaj-t në Angli. Ai gjatë verës do të rikthehet në Superligën Zvicerane.

Evertoni e transferoi futbollistin gjatë vitit 2016, por e dërgoi menjëherë në huazim te klubi i Grasshoppers.

Në sezonin 2016/17, Tarashaj shkoi si huazim te ekipi gjerman, Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat