Përforcimet e Ferizajt

Futboll

Përforcimet e Ferizajt

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Skuadra e Ferizajt ka arritur marrëveshje me 8 futbollistë pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit. Transferimet janë: Erdin Hashani (Vllaznia P.), Qëndrim Dautaj (Flamurtari), Adnan Haxhaj (Drenica), Dren Gashi (Drenica), Visar Zogiani (Flamurtari), Adem Maliqi (2 Korriku), Alban Rexhepi (Vllaznia P.) dhe Armend Blakçori (Ramiz Sadiku). “Me këto përforcime dhe me futbollistët që kemi në skuadrën tonë, objektivi kryesor është rikthimi në Superligë.  Bylbyl Sokoli filloi punën si trajner i klubit në stërvitjen e parë ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët duke përfshirë edhe përforcimet. Këto janë ndryshimet e klubit për këtë sezon, ku si synim kemi rikthimin në Superligë e pastaj daljen në Europë”, thuhet nga KF Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat