Conte me tri mungesa kryesore kundër Bournemouthit

Futboll

Conte me tri mungesa kryesore kundër Bournemouthit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Skuadra e Chelseat do të përballet me tri mungesa kryesore kundër Bournemouthit.

Sipas trajnerit italian, Antonio Conte – Blutë e Londrës nuk do të llogarisin në Alvaro Morata, David Luiz dhe Willian.

Që të tre lojtarët janë të lënduar sipas trajnerit italian.

Të gatshëm për këtë ndeshje priten të jenë, Ces Fabregas dhe Thibaut Courtois.

Ndeshja e xhiros së 24 në Premierligë mes Chelseat dhe Bournemouthit do të zhvillohet nesër (e mërkurë), nga ora 20 e 45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat