Zyrtare: Barcelona transferon mesfushorin e Arsenalit

Futboll

Zyrtare: Barcelona transferon mesfushorin e Arsenalit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:57
Barcelona

Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin anglez të Arsenalit, Marcus McGuane

Marcus McGuane edhe zyrtarisht është larguar nga Arsenal për të kaluar te lideri i La Ligas, Barcelona.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari tashmë ka pozuar me fanellën e skuadrës katalonase.

“Marcus McGuane ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Barcelonës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Arsenalit.

Anglezi këtë sezon kishte luajtur dy ndeshje për ekipin e parë të Arsenalit në Europa League, ndërsa pjesën e mbetur të këtij sezoni do të luajë për Barcelona B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat