Zyrtare: Koeman përzgjedhës i ri i Holandës

Futboll

Zyrtare: Koeman përzgjedhës i ri i Holandës

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:16
Koeman

Federata Holandeze e Futbollit ka njoftuar se ka emëruar Ronald Koeman përzgjedhës të ri të Kombëtares

Trajneri Ronald Koeman është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Holandës, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Holanda ka qenë pa trajner që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Dick Advocat u largua pasi dështoi të kualifikonte Kombëtaren në Kupën e Botës.

Në anën tjetër Koeman ka qenë i pa punë që nga tetori i kaluar, kur u shkarkua nga Everton.

Koman do të jetë në krye të Holandës deri pas Kupës së Botës të vitit 2022, që do të mbahet në Katar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat