Në Gjakovë takohen rivalët e mëdhenj

Futboll

Në Gjakovë takohen rivalët e mëdhenj

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Lojtarët e Prishtinës

Në fundjavën e ardhshme, në Gjakovë takohen rivalët e mëdhenj, Vëllaznimi – Prishtina.

Dy skuadrat kanë qëllime të ndryshme në këtë edicion, kuqezinjtë në luftë për ekzistencë – bardhekaltrit për të rikthyer titullin pas 4 vitesh.

Nga 38 ndeshje zyrtare të pas luftës, Vëllaznimi i ka fituar vetëm 7 ndeshje edhe atë me vetëm dy rezultate; 2:1 - 4 herë dhe 1:0 – 3 herë.

Prishtina i ka 20 fitore dhe janë 11 barazime me golldallim +34, 61:27.

Vëllaznimi nuk ka fituar në 8 vitet e fundit në 5 edicione rivalitet, duke arritur vetëm 3 barazime. Në 8 vitet e fundit, bardhekaltrit kanë triumfuar dy herë me rezultat të thellë 5:0, ndërsa nga Gjakova janë kthyer 4 herë me fitore dhe me një barazim, raporton faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat