Trajneri i Barcelonës ua ka frikën këtyre lojtarëve të Chelsea

Futboll

Trajneri i Barcelonës ua ka frikën këtyre lojtarëve të Chelsea

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:34
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pret një përballje të vështirë në ‘Stamford Bridge’ ndaj Chelsea.

Nesër (e martë) skuadra e Chelsea do të jetë nikoqire e Barcelonës, në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Valverde në konferencën e mbajtur për shtyp, ka lavdëruar Chelsean dhe në përgjithësi skuadrat angleze, teksa shton se ‘Blutë’ kanë lojtarë shumë vendimtar në skuadër, duke përmendur edhe disa prej tyre.

“Ekipet e Premierligës janë në formë të mirë në Evropë prapë pas disa vitesh. Ekipet angleze kanë një ligë të fuqishme, është normale që ata të jenë në krye”, ka deklaruar Valverde.

“Duhet të kemi parasysh se kemi përballë kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea”.

“Ata kanë lojtarë vërtetë vendimtar, Hazard, Morata, Giroud e Pedro. Do të jetë përballje e vështirë për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat