Milan gjen zëvendësuesin në rast largimi të Donnarummës

Futboll

Milan gjen zëvendësuesin në rast largimi të Donnarummës

Nga: Top Channel Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:35
Donnarumma

Për zyrtarizimin e firmës do të duhen disa muaj, por duket se negociatat e Milanit për një portier me eksperiencë po shkojnë drejt fundit të suksesshëm.

Skuadra kuqezi e ka më shumë se aktuale skenarin e largimit potencial të Donnarummës dhe pikërisht për këtë kërkon të jetë e mbrojtur në portë me një tjetër emër cilësor si Pepe Reina.

Gardiani spanjoll i Napolit do të jetë pa kontratë duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe transferimi i tij në San Siro bëhet më i lehtë me konsensusin e vetë futbollistit, pa asnjë sforcim financiar. Ka në princip një akord mes Pepe Reinës dhe drejtuesve të Milanit, madje futbollisti ka qenë në “radarët” e skuadrës veriore para se Donnarumma të firmoste rinovimin.

Mbetet për t’u parë nëse superagjenti i portierit aktual të Milanit, Mino Raiola do të stimulojë futbollistin që mbron të drejtat për të provuar një aventurë jashtë Italisë. Donnarumma ka gjetur qetësinë dhe efikasitetin mes shtyllave, por i vetmi që mund ta lëvizë është prokuratori i tij me një çek të majmë milionash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat