Risi në ekipin U-21 të Shqipërisë, talenti i Interit merr ftesë nga trajneri

Futboll

Risi në ekipin U-21 të Shqipërisë, talenti i Interit merr ftesë nga trajneri

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:56
Armand Rada

Në muajin mars, Kombëtarja U-21 do të përballet me Sllovakinë. Nën drejtimin e Alban Bushit, kuqezinjtë e vegjël pritet që të vijojnë rrugën në kualifikueset, duke tentuar që lojërat pozitive të shpërblehen me pikë maksimale. Për grumbullimin e radhës, trajneri Alban Bushi pritet që të ketë jo pak risi në listë, shkruan Panorama Sport.

TALENTI I INTERIT: Një prej tyre është futbollisti i akademisë së Interit. Armand Rada, do të jetë i grumbulluar me skuadrën Shpresa në ndeshjet e muajit mars.

Është vetë skuadra zikaltër, e cila me anë të një njoftimi ka bërë me dije ftesën e ardhur për talentin që të jetë pjesë e Kombëtares U-21 në ndeshjet që do të luajnë kuqezinjtë.

“Mesfushori i datëlindjes 1999 do të marrë pjesë në dy ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Në prag të dy ndeshjeve kualifikuese, që do të luhen më 23 dhe 27 mars, trajneri i Kombëtares u-21 të Shqipërisë ka grumbulluar mesfushorin e skuadrës Primavera të enterit, Armand Rada”, ka qenë njoftimi nga Inter.it, faqja zyrtare e skuadrës zikaltër.

MESFUSHORI: Në Itali, mesfushori shihet si një nga talentet më premtuese për skuadrën e parë.

Deri më tani, Rada është aktivizuar me Kombëtaren e drejtuar nga Erjon Bogdani, por talenti i tij premtues ka bërë që Alban Bushi ta afrojë në skuadrën e tij për t’i dhënë një shans mesfushorit të jetë pjesë e ekipit Shpresa për të dhënë kontribut për skuadrën shqiptare.Me grupin e Bogdanit, Rada luajti vetëm katër ndeshje, ndërsa që prej këtij muaji nis aventura e tij e re me Kombëtaren U-21. Shqipëria U-21 ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat