Mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Futboll

Mësohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:21
Kupa e Kosoves

Janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, pas hedhjes së shortit sot në Prishtinë.

Prishtinës i ka rënë shorti të luajë me skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, Vushtrrinë, ndërsa Drenica do të ndeshet me Vëllaznimin në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat