Kluivert për interesimin e Barcelonës: “Vetëm Messi e di nëse është e vërtetë”

Futboll

Kluivert për interesimin e Barcelonës: “Vetëm Messi e di nëse është e vërtetë”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:11
Kluivert

Kluivert është i joshur me interesimin e Barcelonës dhe fjalët e Lionel Messit, gjithmonë nëse është për t’i besuar raportimeve të mediave spanjolle.

Ditë më parë, mediat spanjolle raportuan se Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës ta transferojë Justin Kluivertin, djalin e legjendës holandeze, Patrick Kluivert.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe i riu, Justin Kluivert.

“Nuk jam në kontakte me Messin, kështu që nuk e di nëse është e vërtetë. Vetëm ai e di çfarë ka ndodhur, por është mirë vetëm ta dëgjosh”, tha Justin Kluivert.

“Dua të përmirësohem në të gjitha aspektet. Ende jam i ri dhe po jap gjithçka çdo stërvitje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat