Messi dhe Ronaldo – 1.239 gola

Futboll

Messi dhe Ronaldo – 1.239 gola

Më: 10 mars 2018 Në ora: 07:18
Messi dhe Ronaldo

1.239 gola, kaq kanë shënuar Messi dhe Ronaldo së bashku deri më tani.

Fituesit e 10 Topave të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – do të mbahen mend gjatë për historinë që kanë shkruar në futboll dhe rekordet e shumta që kanë thyer deri më tani e që po vazhdojnë të thyejnë.

Për ta, het-trikët kanë qenë si për dikë një gol dhe kanë realizuar një numër të madh të tyre që nëse do t’i bënim së bashku, shifrat do të ishin vërtet mbresëlënëse.

Ronaldo 639, Messi 600 – së bashku kanë shënuar plot 1.239 gola dhe duke parë spektaklin që po dhurojnë çdo edicion, këto shifra do të vazhdojnë të rriten sezon pas sezoni.

Një ditë, Messi dhe Cristiano do t’i varin atletet kështu që nuk duhet humbur shumë kohë duke bërë krahasime, shijoni magjitë e dy më të mirëve në histori para se t'i thonë lamtumirë futbollit të luajtur, atëherë të gjithë do ta kuptojnë më së miri kush ishin Leo dhe Cristiano. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat