Konfirmohet, Pogba nuk luan në derbin ndaj Liverpoolit

Futboll

Konfirmohet, Pogba nuk luan në derbin ndaj Liverpoolit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:25
Pogba

Paul Pogba nuk ka arritur të bëhet gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Mesfushori francez ka humbur derbin ndaj ‘The Reds’, pasi kishte pësuar një lëndim në stërvitjet e ditës së premte.

Por e përditshmja angleze ‘The Telegraph’, ka konfirmuar sot se lojtari nuk ia ka dalë të bëhet gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Kësisoj mungesa e Pogbas është një problem tjetër për Mourinhon pasi ndeshja ndaj rivalëve të përjetshëm është vendimtare për pozitën e dytë.

Pas mungesës së Pogbas, pozitën e tij në mesfushë pritet ta marrë talenti skocez Scot McTominay do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Mungesë tjetër në përbërjen e ‘Djajve të Kuq’ është edhe mesfushori spanjoll Ander Herrera.

E sa i përket mesfushorit francez ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sevillës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat