Milan me përforcim të ri nga Barcelona

Futboll

Milan me përforcim të ri nga Barcelona

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:28
Andre Gome

“Rossonerët” kanë shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të verës.

Milan është i interesuar për transferimin e një përforcimi nga Barcelona.

“Goal Italia” raporton se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit Andre Gomes, gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi portugez ka vendosur të gjejë një ekip të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan e pret në San Siro në marrëveshje të huazimit me mundësi të blerjes pas një viti.

Gomes ishte objektiv i Juventusit para se të kërkohej nga Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat