Milani e lëshon portierin Donnarumma për së paku 60 milionë euro

Futboll

Milani e lëshon portierin Donnarumma për së paku 60 milionë euro

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:04
Donnarumma

Milani ka në plan një të ardhme pa portierin Donnarumma. Kjo shpjegohet edhe nga “Corriere dello Sport”, që nënshkrimin e menjëhershëm të Pepe Reina e shikon si zëvendësues të “gardianit” aktual kuqezi, mjaft i kërkuar nga “big”-ët e Eruropës. Portieri spanjoll do të largohet nga Napoli më 30 qershor dhe do të bashkohet me Milanin për një kontratë 3-vjeçare, duke përfituar 3 milionë euro neto në sezon.

Një ofertë e pasur për një portier në moshë, që gushtin e ardhshëm do të shuajë 36 qirinj mbi tortë, me të cilin Napoli ishte i gatshëm të rinovonte për një vit të vetëm, me opsion edhe për të dytin. Pavarësisht rinovimit të nënshkruar verën e kaluar nga Gigio, pas një tërheqjeje të gjatë të luftës, në fakt, marrëdhëniet mes Raiola dhe Mirabelli mbeten të akullta.

Menaxheri i njohur e përsëriti disa javë më parë mendimin e tij se Donnarumma, nëse do të rritet, duhet të largohet nga Milani. Klubi kuqezi, në këtë pikë është gati ta lërë xhevahirin e tij, nëse Raiola sjell një ofertë prej të paktën 60 milionë euro nga një klubi i nivelit të lartë europian. Në këtë kuptim, deri më sot, të interesuarit më të mëdhenj mbeten PSG, Real Madridi dhe Chelsea.

Në rast se Gigio Donnarumma duhet të largohet nga “Milanello”, vëllai i tij, Antonio, do ta ndjekë atë, ndërsa Storari do të promovohet në rolin e zëvendësit të Reinës, me kthimin e Plizzarit të ri nga Ternana, si portieri i tretë. Me pak fjalë, skenari tashmë është i përshkruar. Gjithçka që mbetet është të presësh për lëvizjet e Raiolës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat