Chelsea rrezikon por merr 3 pikët ndaj Palace

Futboll

Chelsea rrezikon por merr 3 pikët ndaj Palace

Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:16
Pamje nga ndeshja

Chelsea është rikthyer te fitorja pas dy disfatave radhazi ndaj skuadrave të Mançesterit teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 londinezët e Crystal Palace. Ishte një sfidë e vështirë për Blutë duke parë sa delikate doli për United një javë më parë, por falë formës së mirë që po kalon Willian dhe mbrojtjes së mirë skuadra e Antonio Conte-s ka marrë tre pikët e merituara.

Pas një starti të përgjumur, Chelsea arrin të gjejë avantazhin në minutën e 25’ falë goditjes së Willian nga distanca që devijohet edhe nga mbrojtësi përpara se të përplasej me shtyllën dhe të prehej në rrjetë. Ishte një gol që i dha vetëbesim vendasve që dyfishuan rezultatin pas autogolit të Martin Kelly pak minuta më pas. Blutë humbin disa mundësi të mira me Hazard dhe Giroud deri në fund të pjesës së parë.

Pas pushimit ndeshje mbetet e hapur dhe ka aksione nga të dyja krahët. Palace luan me dinjitet dhe nuk dorëzohet. Madje me pak fat mund të kishte ngushtuar rezultatin por shtylla i mohon golin Sorloth. Me kalimin e minutave Chelsea filloi të mendonte më shumë për ruajtjen e rezultatit dhe uli ritmin e lojës. Por Palace përmendet në fund me golin e van Aanolt por nuk kishte mjaftueshëm kohë për të gjetur një tjetër gol. Me këtë fitore skuadra e Stamford Bridge mbetet në vend të pestë për i është afruar rivalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat