Barcelona fiton me lehtësi kundër Malagës edhe në mungesë të Leo Messit

Futboll

Barcelona fiton me lehtësi kundër Malagës edhe në mungesë të Leo Messit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 22:42
Philippe Coutinho

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim ndaj Malagës duke mos e vërejtur mungesën e superyllit të vet, Lionel Messit, në shtunën në mbrëmje.

Messi e braktisi skuadrën në momentet e fundit për çështje personale, ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë, Ciros, me Barçën që fitoi 2-0 kundër Malagës në “La Rosaleda” duke bërë edhe një hap të sigurt drejt titullit në La Liga.

Në mungesë të superyllit argjentinas, Lionel Messit, shfaqjen në “La Rosaleda” e udhëhoqën Luis Suarez dhe Philippe Coutinho.

Së pari uruguaiani në minutën e 15-të dhe më pas braziliani në minutën e 28-të ia dhuruan Barçës epërsinë e dyfishtë në pjesë të parë.

Pas gjysmë ore lojë, gjërat u vështirësuan edhe më shumë, pas përjashtimit të Garcias me karton të kuq. Kjo ishte e gjitha në një pjesë të parë mjaft atraktive.

Pjesë e dytë ishte e qetë me Barcelonën që e kontrolloi atë. Vlen të ceket se Luis Suarez u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës.  

Barcelona e domino Malagën si në posedim ashtu edhe në raste duke i fituar pikët e plota dhe bërë edhe një hap tjetër drejt titullit në La Liga.

Barça tani ka 72 pikë në krye të top ligës spanjolle, 11 më shumë se ndjekësi i parë, Atletico Madrid, skuadër që ka megjithatë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për Malagën kjo ishte humbja e shtatë më radhë dhe e fundosë atë edhe më shumë në fund të tabelës me vetëm 13 pikë pas 28 javëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat