Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Futboll

Milani është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:24
Wilshere

Milani e do Jack Wilsheren.

Sipas asaj që raporton “Daily Express”, Milani është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, transmeton Gazeta Express.

26 vjeçari shkëlqeu në fitoren 0-2 të Arsenalit ndaj Milanit në “San Siro” në kuadër të Europa League dhe Kuqezinjtë janë hedhur menjëherë në sulm për t’i marrë shërbimet e anglezit.

Jack Wilshere ende nuk ka arritur marrëveshje me Arsenalin për rinovimin e kontratës, që i skadon këtë verë, nga e cila fiton 120,000 funte në javë. Ai është i lirë që të bisedojë me klube të huaja andaj Milani do të tentojë të shfrytëzojë këtë situatë.

Raportohet se për lojtarin janë duke u interesuar edhe Juventusi e Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat