Vëllazërimi shkel skuadrën maqedone

Futboll

Vëllazërimi shkel skuadrën maqedone

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:04
Vëllazërimi

Vëllazërimi i Kërçovës i mban leksion ekipit te Novacit nga Manastiri. Takimi përfundoi 0:3 në të mirë të kërçovarëve. Golin e parë e shënoi talenti kërçovar Alen Dumi në minutën e 25-të. Vëllazërimi vazhdoi dominimin në fushë duke kërkuar edhe golin e dytë, gol ky që erdhi në minutën e 61-të dhe autor i golit ishte Agron Zeqiri.

Deri në fund të ndeshjes Vëllazërimi shënoi edhe golin e tretë në këtë takim në minutën e 75-të përmes futbollistit Shaban Suliman. Vëllazërimi shkëlqeu dhe dominoi fushën e Novacit si për të treguar që ndeshja me Gostivarin ishte thjesht një ditë jo për kërçovarët, thohet në faqen e KF Vëllazërimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat