Januzaj me Sociedadin mbeten pa pikë në Barcelonë

Futboll

Januzaj me Sociedadin mbeten pa pikë në Barcelonë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:35
Adnan Januzaj

Skuadra e Sociedadit kthehet kokulur nga “RCDE Stadium” në Barcelonë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Espanyoli, në ndeshjen e javës së 28-të të Kampionatit të Spanjës.

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 67-të për Sociedadin, por nuk ia dolën të kthehen së paku me një pikë.

Për vendasit shënuan: Baptistao (51’) e Moreno (72’) dhe për mysafirët: Willian Jose (41’). Espanyol është në vend të 12-të me 35 pikë ka dy më shumë se Sociedad një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat