Dybala hero i ndeshjes, Juventus fiton pikë të plota

Futboll

Dybala hero i ndeshjes, Juventus fiton pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:52
Paulo Dybala

Futbollisti Paulo Dybala është më i merituari për fitoren e Juventusit me rezultat 2:0 në përballje me Udinesen, në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A në futboll. Dybala përveç që shënoi dy gola nxori edhe një penallti për ‘Zonjën e Vjetër’. Valon Behrami, reprezentuesi i Zvicrës, u paraqit titullar deri në minutën e 76-të për Udinesen, por nuk arritën që të befasojnë kampionin në fuqi. Në minutën e 20-të, Dybala nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra shënoi eurogol. Ndërkaq, në minutën e 38-të Dybala pengohet në 16-sh, gjyqtari gjykon penallti, por Gonzalo Higuain dështoi, për faktin se goditjen e tij e priti portieri Bizarri. Në minutën e 4-të të pjesës së dytë Higuain asistoi për mrekulli, kur Dybala doli në pozitë ballore dhe thelloi fitoren në 2:0. Juventusi kryeson me 71 pikë. Dybala deri me tash ka realizuar 17 gola dhe është i treti në listën e shënuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat