Lenjani e Kasami shënojnë për Sionin, Luzerni shokon Baselin

Futboll

Lenjani e Kasami shënojnë për Sionin, Luzerni shokon Baselin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2018 Në ora: 18:04
Kasami

Shqiptarët e Sionit shënuan fitoren më bindëse gjatë këtij edicionit, duke e deklasuar me rezultat 7:2 Thunin, në ndeshjen e javës së 25-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.  Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami shënuan për fitoren bindëse të Sionit e cila po lufton me mish e më shpirt për të mbetur në ligë.

Për Sionin shënuan: Carlitos (12'), Cunha (26'), Adryan (37'-nga penalltia), Lenjani (47'), Kasami (69'-nga penalltia), Righetti (autogol - 77'), Schneuwly (80') dhe për Thunin: Sorgiç (27') e Spielmann (62'). Sioni ngjitet në vend të nëntë me 24 pikë, duke lënë në fund të renditjes Thunin po me aq pikë. Lenjani luajti standard, kurse Kasami u zëvendësua në minutën e 79-të.

Luzerni shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit në fuqi, Baselit. Hekuran Kryeziu, Idriz Voca e Shkëlqim Demhasaj luajtën titullarë për fitoren e Luzernit. Demhasaj u zëvendësua në minutën e 74-të, po në këtë minutë Kryeziu u ndëshkua me karton të verdhë. Gvilia në minutën e 46-të shënoi goli e fitores dhe në anën tjetër shokoi Baselin.

Albian Ajeti u paraqit nga minuta e 54-të për Baselin dhe u ndëshkua në fund me karton të verdhë. Young Boys shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Grasshooppersit. Bujar Lika luajti tërë takimin, kurse Alban Pnishi nga minuta e 63-të. Young Boys kryeson me 58 pikë, ka 17 më shumë se Baseli në vend të dytë.

Liga e Zvicrës

Luzerni-Baseli      1:0

Sioni-Thuni          7:2

Young Boys-Grasshoppers    3:1

Lausanne-St. Gallen     1:4

Zurich-Lugano     3:0

Tabela

1. Young Boys     25     18     4       3       58

2. Basel      23     12     5       6       41

3. St. Gallen        25     12     3       10     39

4. Zurich    24     9       8       7       35

5. Luzern    25     9       7       9       34

6. Lugano   25     9       4       12     31

7. Grasshoppers            25     8       7       10     31

8. Lausanne         24     7       5       12     26

9. Sion        25     6       6       13     24

10. Thun    25     7       3       15     24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat