Qëkur u largua drejt BVB-së, Batshuayi ka shënuar po aq gola sa katër sulmues të Chelseat

Futboll

Qëkur u largua drejt BVB-së, Batshuayi ka shënuar po aq gola sa katër sulmues të Chelseat

Më: 12 mars 2018 Në ora: 00:16
Batshuayi vs Eintracht: 62?: Futet në lojë, 77?: shënon 2-1 për BVB, 90+4?: I jep fitoren skuadrës së tij (Foto: BVB/Twitter)

Borussia Dortmund fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 3-2 në Bundesliga.

Më meritori për këtë fitore ishte Michy Batshuayi, i cili me dy golat e tij i dha fitore BVB-së në sekondat e fundit.

Belgu po vazhdon të tregojë se nëse ai ka minuta në dispozicion është thjesht i pandalshëm për kundërshtarët.

Me këtë rast për klubin gjerman ka shënuar shtatë gola në përgjithësi, pesë në kampionat dhe dy në Ligën e Evropës.

Që kur është larguar nga Chelsea ai ka numër të barabartë të golave sa katër sulmues të Bluve: Alvaro Morata, Olivier Giroud, Pedro Rodriguez dhe Willian, kanë shënuar së bashku shtatë gola.

Batshuayi sa ishte pjesë e klubi Londinez kishte shënuar 19 gola në të gjitha garat në 53 paraqitje.

Por, vlen të theksohet se shumica e paraqitjeve të tij nuk ishin të plota te skuadra angleze. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat