Fabregas: Barcelona me motivon

Futboll

Fabregas: Barcelona me motivon

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:42
Fabregas

Cesc Fàbregas kthehet në “Camp Nou” të mërkurën. Për herë të parë, që nga largimi prej Barcelonës në vitin 2014, mesfushori do të luajë kundër asaj, që ishte shtëpia e tij. Do të ketë veshur fanellën e Chelsea, me të cilën shpreson të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për “Marca”, Cesc pranon se e motivon e kaluara me klubin katalanas dhe nuk e pengon, por nuk është në gjendje të thotë nëse do të festojë po shënoi gol në “Camp Nou”.

 “Nuk e di nëse do të festoj, por nuk besoj, varet nga momenti, – tha Fabregas. – Nuk më bezdis fakti se do të luaj kundër të kaluarës sime, kundër miqve. Në të kundërtën, kjo më motivon. Në fund të fundit, askush nuk ka dyshime se do të kërkoj më të mirën për ekipin tim. Chelsea është më i rëndësishëm. Çfarë ndodh me mua, është dytësore. Ajo që ne duam është të kualifikohemi në çerekfinale, asgjë tjetër”. Në fushën e futbollit, Cesc beson se mentaliteti do të jetë element kyç.

“Ne duhet të jemi pozitivë dhe të mos humbasim. Mund ta eliminojmë Barçën, – vlerësoi ai, përpara se të lavdërojë Messin. – Barça është ekuilibër dhe Messi, ndaj ne duhet ta bëjmë këtë duet të pakëndshëm. Është një ndeshje e shkëlqyer, në një fazë të shkëlqyeshme të Ligës së Kampioneve. Mos harroni se edhe Chelsea është një skuadër e madhe”. Në ndeshjen e parë, që përfundoi në barazimin 1-1 në Londër, mesfushori spanjoll evidentoi punën e mirë të trajnerit Conte: “Në ndeshjen e parë, Barcelona e pati në zotërim topin, por pa krijuar asnjë mundësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat