Pezullohet kampionati, presidenti i PAOK-ut u fut me revole në fushë

Futboll

Pezullohet kampionati, presidenti i PAOK-ut u fut me revole në fushë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:37
Ivan Savvidis

Të gjitha ndeshjet e Superligës së Greqisë janë pezulluar pa afat, sipas qeverisë greke. Lajmërimi ka ardhur një ditë pasi presidenti i PAOK-ut, një nga njerëzit më të pasur të vendit, është futur në fushë ndërsa mbante një revole në brez për të protestuar një gol të anuluar nga arbitri.

“Kemi vendosur ta ndërpresim kampionatin… Nuk do të rifillojë nëse nuk do të ketë një marrëveshje mes të gjitha palëve për të vazhduar përpara në kushtet e duhura dhe disa rregulla të qarta”, ka thënë Ministri i Sportit, Gergios Vassiliadis. Të dielën në mbrëmje, PAOK i vendit të tretë mendoj se kishte shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes kundër AEK-ut dhe se kishin fituar takimin 1:0, por arbitri, pasi u duk se e dha të rregullt në fillim, e ka anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Kjo ka shtyrë pronarin e PAOK-ut, Ivan Savvidis, që të ndërhyjë dhe të zbresë në fushën e lojës i ndjekur nga një grup burrash për t’u përballur me arbitrin. Biznesmeni, i cili është bërë i pasur në Rusi dhe ka qenë dikur pjesë e parlamentit rus dhe anëtar i partisë së Vladimir Putin. Është bindur të largohet nga fusha.

Ai është kthyer pak momente më vonë me xhaketën e hequr dhe me një revole në brez. Arbitri në fillim e ka shtyrë vazhdimin e ndeshjes dhe më pas e ka pezulluar, edhe pse ka pasur disa paqartësi në lidhje me rezultatin përfundimtar, me PAOK që ka shkruar në Twitter se goli ishte quajtur i rregullt, por në faqen e federatës rezultati i ndeshjes është lënë 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat