Michael Carrick ka konfirmuar se në fund të edicionit do të pensionohet nga futbolli aktiv
Mesfushori i Manchester Unitedit ka bërë të ditur se në fund të këtij edicioni do të largohet nga fubtolli aktiv dhe do të vazhdojë me zejën e trajnerit.
Carrick, 36-vjeçar ka realizuar 463 paraqitje me Unitdein si dhe 34 paraqitje me kombëtaren angleze.
Këtë sezon ai ka realizuar vetëm katër paraqitje me klubin anglez, derisa që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e stafit teknik të skuadrës së parë.