Çudia në Gjakovë!

Futboll

Çudia në Gjakovë!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:06
Topi

Në Vala Superligën e Kosovës, në duelin ndërmjet Vëllaznimit e Flamurtarit është përdorur një top i ligës elitare të Shqipërisë në futboll.

Babai i Lorik Canës, vendosi të merrte drejtimin e skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës.

Ai kërkonte që në momentet e parë të ringrinte ekipin në nivelet e larta, për të qenë pretendente për trofe në futbollin kosovar.

Sidoqoftë, Cana duket se ka arritur të marrë maksimumin nga lidhjet që ka në Shqipëri, dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit, shkruan Panorama Sport.

Në fotot e postuara nga klubi, topat e sfidës janë me logot e Kategorisë Superiore, prodhuar dhe dhuruar nga FSHF për ekipet e Superiores, sipas projektit “Topi yt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat