Pështyu tifozin e United, Sky Sports pezullon Carragherin

Futboll

Pështyu tifozin e United, Sky Sports pezullon Carragherin

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:09
Jamie Carragher

Jamie Carragher është pezulluar nga Sky Sports pasi nëpër rrjetet sociale është shfaqur një video ku ai pështyn një tifoz të Manchester United.

Incidenti ndodhi pas ndeshjes së United me Liverpool. Tifozi i flet nga makina e tij duke i thënë se United ka fituar ndeshjen. Carragher ul xhamin e makinës së tij dhe i acaruar me komentet e tifozit ka lëshuar një pështymë në drejtim të tij.

“Sky i merr këto çështje shumë seriozisht dhe dënon aktin e Jamie Carragher,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Sky.

“Ia kemi bërë të qartë se që nga dita e sotme ai është pezulluar nga detyrat e tij.

“Kjo është diçka e ulët dhe shumë e rëndë. Një gjest që nuk përputhet me standardet tona dhe nga ajo që presim nga njerëzit tanë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat