Brazili zbulon listën për ndeshjet miqësore, ky futbollist zë vendin e Neymarit

Futboll

Brazili zbulon listën për ndeshjet miqësore, ky futbollist zë vendin e Neymarit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:53
Kombetarja e Brazilit

Kombëtarja e Brazilit ka zbuluar listën për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Trajneri, Adenor Leonardo Bacchi “Tite” ka zbuluar listën e futbollistëve për takimet miqësore para Kampionatit Botëror.

Brazili do të ketë shumë mungesa të mëdha në këtë duel, përfshi David Luizin (Chelsea) dhe Neymarin (Paris Saint Germian) që të dy të lënduar.

Vendet e tyre i kanë nxënë, Pedro Geromel (mbrojtës) dhe Willian Jose (sulmues).

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002, më 23 mars luan kundër Rusisë, kurse më 27 mars kundër Gjermanisë.

Më poshtë e keni listën e plotë të futbollistëve…

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat