Si do të luajë Skënderbeu ndaj Teutës?

Futboll

Si do të luajë Skënderbeu ndaj Teutës?

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:04
Skema

Në orën 16:30 të pasdites së djeshme, ekipi i Skënderbeut zhvilloi seancën e fundit para Teutës. E gjithë stërvitja e djeshme ka qenë thuajse taktike dhe me skema loje, ndërkohë Ilir Daja ka këmbëngulur te të tijtë në lidhje me shpejtësi në pasime dhe saktësinë në veprime.

Gjergji Muzaka nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe do mungojë. Në mesin e fushës ka balotazh, ku tre futbollistët, Osmani, Nimaga dhe Dita, luajnë për dy vende dhe vetëm Sabjen Lilaj është i sigurt nga starti.

Prapavija është e përbërë me Shehin në portë dhe përpara tij katërshja është: Vangjeli dhe Mici në krahë, ndërkohë që Radas dhe Aliti në qendër.

Në mesin e fushës, Osmani pritet të jetë përpara mbrojtjes, ndërkohë që Nimaga dhe Lilaj mund të jenë dyshja tjetër e mesfushës. Në sulm Gavazaj dhe Xhejms janë krahët, ndërkohë që në krye është Ali Soue.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat