Futbollisti Haxhi Shala siguroi fitoren e Feronikelit me rezultat 2:1 kundër Besës nga Peja. Pejanët ishin shumë afër një pike, por fati ua ktheu shpinën në çastet e fundit. Tre gola u shënuan në 4 minutat e fundit.
Në minutën e 88-të Albutrint Morina shënon për epërsinë e Feronikelit. Fatlum Gashi e ka shënuar golin e barazimit në minutën e 90+1, ndërsa Haxhi Shala siguroi fitoren e Feronikelit në 2:1 në minutën e 90+3. . Feronikeli renditet në vend të katërt me 37 pikë, kurse Besa është e 11-ta me 14 sosh.