Ramsey: Nuk mund të heqim këmbën nga gazi

Futboll

Ramsey: Nuk mund të heqim këmbën nga gazi

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:51
Aaron Ramsey

Arsenali ka rezultat të favorshëm nga San Siro me rezultat 2:0, megjithatë Aaron Ramsey kërkon kujdes nga Milani. Futbollisti i Arsenalit, Ramsey, është optimist se do të fitojnë edhe në Emirares kundër Milanit, në ndeshjen që luhet nesër në orën 21.05, në kuadër të 8-ës së finales së Europa League.  “Nuk mund të heqim këmbën nga gazi”, ka thënë Ramsy. “Do ta marrim si të ishte 0:0. Kemi nevojë për rezultat ndaj Milanit. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, do tentojmë për fitore në çdo ndeshje. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe sezonin tonë. Ata janë skuadër mjaft kualitative, ishte ndeshje e vështirë në San Siro pavarësisht rezultatit. Ata janë rikthyer me trajnerin e ri dhe nuk mund ta marrim aspak lehtë”, tha Ramsey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat